Ekonomia Online
FUNDIT

Situata me zjarre, Komisioni për Bujqësi viziton Suharekën

Situata me zjarre, Komisioni për Bujqësi viziton Suharekën

Komisioni parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapsinor dhe Infrastrukturë, ka vizituar Komunën e Suharekës. Duke e parë gjendjen e krijuar nga zjarret në Komunën e Suharekës si dhe angazhimin institucional nga Komuna, anëtarët e Komisionit Parlamentar për Bujqesi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapsinor dhe Infrastrukturë, sot e kanë vizituar Komunën e […]

Komisioni parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapsinor dhe Infrastrukturë, ka vizituar Komunën e Suharekës.

Duke e parë gjendjen e krijuar nga zjarret në Komunën e Suharekës si dhe angazhimin institucional nga Komuna, anëtarët e Komisionit Parlamentar për Bujqesi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapsinor dhe Infrastrukturë, sot e kanë vizituar Komunën e Suharekës, për t’u informuar lidhur me situatën e shkaktuar nga zjarret si dhe për t’a parë mundësinë e bashkëpunimit në mes të nivelit qendror dhe lokal dhe për menagjimin sa më të lehtë të kësaj situate të krijuar, tash e sa ditë.

Kryetarja e këtij komisioni znj.Fitore Pacolli, së bashku me anëtarët e komisionit, deputetët znj.Albena Reshitaj, z.Salih Zyba si dhe z.Milazim Salijaj, gjatë bashkëbisedimit me nënkryetaren e Komunës znj.Mihrije Suka si dhe me drejtorin e Shërbimeve Publike, njëherit edhe koordinator për emergjenca, tha se vizita jonë është për t’a parë dhe për t’u informuar për së afërmi lidhur me gjendjen e krijuar nga zjarret të cilat po shkaktojnë probleme serioze.

Ndërsa, nënkryetarja znj.Suka, i ka falënderuar anëtarët e komisionit për interesimin dhe për vizitën që ata e bënë në Komunën e Suharekës, si dhe për t’a parë mundësinë e bashkëpunimit ndër instutucional, duke shtura se kryetari Muharremaj është vazhdimisht në terren, në vatrat e zjarrit, duke i’u qëndruar afër zjarrfikësve.

Enver Shabani, drejtori i Shërbimeve Publke, njëkohësisht edhe koordinator i situatave emergjente, e ka njoftuar komisionin në mënyrë profesionale lidhur me situatën e krijuar në Komunën tonë.

Në fund, të gjithë së bashku, kanë dalur në terren, për t’i parë nga afër vatrat e zjarrit dhe për t’i dhënë kurajo zjarrfikësve, të cilët janë në gjendje gatishmërie që nga dita e parë e shfaqjes së zjarrit.

Po ashtu, e kanë vizituar edhe Qendrën e Zjarrfikësve në Suharekë.

Të ngjashme