Situata në KPM, reagon “Safe Journalist”: Hap i rrezikshëm drejt politizimit

| 19 Jan 2025 | 18:30 | Nga

“Safe Journalist”, organizata e cila merret me mbrojtjen gazetarëve dhe lirisë së shprehje në Ballkanin Perëndimor, ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Mediave, ku u ndryshua rregullorja dhe me anë të së cilës u zgjodh kryetari i ri, ende pa përfunduar mandate i kryetarit aktual.

Sipas kësaj organizate, me këtë vendim, KPM-ja ka bërë një hap të rrezikshëm drejt politizimit të një institucioni të pavarur.

Reagimi i “Safe Journalist”, u shpërnda edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Në reagimin e AGK-së thuhet se:

“Procesi i përshpejtuar për zgjedhjen e drejtuesit të ri, vetëm pak ditë para skadimit të mandatit aktual, ngre shqetësime serioze për transparencën dhe pavarësinë e KPM-së”, thuhet në reagim.

Ndryshe të premten, pas ndryshimit të rregullores me katër vota pro, kryetar i Komisionit të Pavrur për Media u zgjodh Besnik Berisha, në vend të Jeton Mehmetit.

Vlen të theksohet se ky jap u ndërmorr disa ditë pasi Mehmetit t’i skadonte mandati.

Kjo shkaktoi reagim të ashpër në opinion.

Lexoni reagimin e plotë: https://safejournalists.net/alert/safejournalists-condemnation-of-politicization-of-independent-media-commission-in-kosovo/

Të ngjashme