Situata në veri, Countryman: De-përshkallëzimi s’bëhet me fjalë, por me vepra

Mandatory Credit: Photo by Salvatore Di Nolfi/EPA/Shutterstock (8461085c) Thomas M Countryman Us Acting Under Secretary For Arms Control and International Security Informs to the Media About the Eighth Review Conference of the Biological Weapons Convention During a Press Conference at the European Headquarters of the United Nations in Geneva Switzerland 07 November 2016 Switzerland Schweiz Suisse Geneva Geneve Genf Switzerland Biological Weapons Convention - Nov 2016 Thomas M. Countryman, US Acting Under Secretary for Arms Control and International Security, informs to the media about the eighth review conference of the Biological Weapons Convention, during a press conference, at the European headquarters of the United Nations in Geneva, Switzerland, 07 November 2016.
Prishtinë | 18 Kor 2023 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

“Konfirmimi i de-përshkallëzimit nuk bëhet me llafe – apo kushte të marrëveshjes, por në veprimet e autoriteteve të Kosovës dhe komunitetit serb të Kosovës”, tha për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, Thomas Countryman, një diplomat amerikan në pension me përvojë 35 vjeçare në këtë fushë.

Ambasadori Countryman, i cili shërbeu në Ambasadën Amerikane në Beograd në mesin e viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar, thotë se është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të mundësojë qetësimin e tensioneve aktuale, të cilat ndikojnë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve.

“Nëse jo një tërheqje e plotë, atëherë së paku kufizim të qasjes për pjesëtarët e policisë speciale të Kosovës dhe lëvizje që tregojnë mirëkuptimin e nevojës për pajtim politik dhe vendosjen e lidershipit legjitim në komunat në veri të Kosovës”, tha më tej Countryman, transmeton Klankosova.tv.

Me këtë qëndrim diplomati amerikan ka reaguar ndaj indikacioneve të mundshme për fillimin e zbutjes së tensioneve në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – pas bisedimeve të Bratislavës mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ndërmjetësuesit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Më pas u ra dakord që prania e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale në katër komuna në veri të Kosovës të zvogëlohet për një të katërtën, si dhe që autoritetet e Kosovës të mbështesin mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në komunat me shumicë serbe.

Po ashtu Countryman nënvizoi për “Zërin e Amerikës” se nuk pajtohet me pretendimet, të cilat dëgjohen nga radhët e autoriteteve kosovare dhe një pjesë e opinionit, se bashkësia ndërkombëtare aplikon një lloj qasjeje më të butë ndaj Serbisë, për të ta heqë atë nga ndikimi i Rusisë.

“Brukseli dhe Uashingtoni po përpiqen të zgjidhin çështjet e hapura në atë rajon. Një gjë e tillë nënkupton aplikimin e diplomacisë së qetë, ndonjëherë shumë të zhurmshme dhe të qartë. Unë e kuptoj një perceptim të tillë të realitetit, por ata që e bëjnë nuk i kuptojnë arsyet që mund të motivojnë një qasje të tillë”, deklaroi Countryman.

Countryman foli për “Zërin e Amerikës” në margjinat e debatit në Uashington, të cilin Këshilli Atlantik joqeveritar e organizoi sipas rregullave të “chatham house” me anëtarë të sektorit civil dhe gazetarë nga veriu i Kosovës për mundësitë e de-përshkallëzimit. /Klankosova.tv

Të ngjashme