Kreu i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se janë të gatshëm të asistojnë së bashku me KFOR-in për qetësimin e situatës në veri të Kosovës.
Wigermark nëpërmjet një cicërime në Twitter bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme ka pasur një takim të dobishëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Takim shumë i dobishëm sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me ngërçin në dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. EULEX-i vendosi ekipe në të dy pikat e përbashkëta kufitare një javë më parë dhe është gati të ndihmojë së bashku me NATO-n”, ka shkruar Wigemark në Twitter.