Gjatë vitit 2018, të paktën 80 gazetarë janë vrarë në të gjithë botën për shkak të ushtrimit të detyrës dhe misionit të tyre për të informuar, një rritje e ndjeshme në raport me vitin 2017 ku u vranë 65 gazetarë, sipas bilancit vjetor të Reporterëve pa Kufij (RSF) të publikuar sot.
”Mes viktimave, 63 janë gazetarë profesionistë ose një rritje me 15%, 13 gazetarë joprofesionistë (kundrejt shtatë vitin e kaluar) dhe katër janë bashkëpunëtorë të medias”, thekson kjo organizatë me qendër në Paris, duke kritikuar një dhunë të pazakontë kundër gazetarëve.
Më shumë se gjysma e gazetarëve të vrarë janë shënjestëruar dhe vrarë qëllimisht, ashtu si gazetari saudit Jamal Khashoggi, që u vra në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor dhe të gazetari sllovak Jan Kuciak i vrarë më 21 shkurt.