Rriten për 59 përqind rastet me Covid-19 në botë, vdekjet ulen për 7 përqind

Prishtinë | 03 Jan 2022 | 07:56 | Nga Ekonomia Online

Rastet e COVID-19 janë rritur në nivele rekord në të gjithë botën, duke përfshirë shumë vende në Evropë, SHBA dhe Kanada.

Këto raste kanë qenë të nxitura nga varianti Omicron, pavarësisht kufizimeve dhe vaksinave.

Edhe Australia, e cila kishte kontrolluar virusin me vetëm disa mijëra raste në ditë, ka pësuar një rritje të madhe, duke u trefishuar rastet për vetëm një javë, shkruan UPI.

Infeksionet shpërthyen para Krishtlindjes dhe gjatë Vitit të Ri, duke detyruar Atlantën, Athinën, Berlinin, Londrën, Nju Delhi, Parisin, Romën të anulonin planet e festave.

Festimet e Nju Jorkut vazhduan, por kishte kufizime, duke përfshirë vaksinat e nevojshme dhe mbajtjen e maskave.

Variant Omicron, i cili u zbulua për herë të parë nga shkencëtarët në Afrikën e Jugut më 24 nëntor, ka tejkaluar variantin Delta në shumë pjesë të botës.

Në një javë, infeksionet u rritën 59 përqind në shumë vende që nuk publikuan të dhënat për Vitin e ri, e një javë më parë rritja ishte 13 përqind, sipas raporteve të Worldometers.info.

Ndërkaq, sipas këtyre të dhënave, numri i vdekjeve ra për 7 përqind ose 40 mijë e 583.

Rastet më shumë se të dyfishuara i kishte Greqia 350 përqind, Argjentina 234 përqind, Kolumbia 225 përqind, Izraeli 218 përqind, Australia 214 përqind, Arabia Saudite 172 përqind, Italia 164 përqind, Portugalia 164 përqind, Kanada 141 përqind, India 167 përqind, Franca 131 përqind dhe Brazili me 110 përqind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme