“Integritet” është një fjalë që e dëgjojmë thuajse çdo ditë, por nuk është një fjalë me të cilën njerëzit shpenzojnë kohë duke folur për të.
Nëse do mundohemi ta përkufizojmë këtë fjalë, çfarë mund të themi?
Sipas fjalorit, “integriteti” është “aderimi në një kod vlerash morale ose artistike”. Një tjetër thënie e përkufizon integritetin si bërjen e gjë-së së duhur, edhe kur askush nuk është duke të të parë.
Një individ me integritet është krejt e kundërta e individit që kënaq egon vetjake ose interesin personal.
Më poshtë, disa shembuj sjelljesh me integritet:
1. Kur prindi i kërkon të falur fëmijës për ndëshkimin e pamerituar.
Fëmijët janë të brishtë dhe vulnerabël ndaj gabimeve por edhe ndëshkimit prej prindërve. Nuk është asnjëherë tepër që ndonjëherë prindi vetë t’i kërkojë falje fëmijës për ndonjë ‘shuplakë’ të fortë.
2. Kur bosi anashkalon arritjet e veta dhe komplimenton stafin për arritjet e tyre.
Sipas psikologëve, bosët me prirje narcistike, sadiste dhe sociopate nuk janë të rrallë. Kjo, si pasojë e pushtetit të bosëve ndaj njerëzve. Por, megjithatë, duhet të dimë që një bos nuk është bos vetëm për shkak të këtij pushteti, por sepse ai është së pari një lider që respekton njerëzit dhe punën e tyre. Një bos me integritet di të trajtojë njerëzit!
Të tjera sjellje me integritet:
Partnerët në një lidhje romantike që nuk e thërrasin tjetrin “në emër” duke u sjellë në mënyrë pasive-agresive apo me harbutëri
Shoferë që nuk shajnë ndërsa ngasin makinën
Njerëz në pozitë që kërkojnë falje pasi e kanë lënë audiencën të presë
Dikush që i jep dikujt benefitin e dyshimit kur rrethanat janë të paqarta
Vullnatarizmi në kauzave shoqërore
*Integriteti nuk është diçka e lindur por, i fituar. Ai mund të kultivohet me kohën, duke u praktikuar rregullisht.