Asamblistët e Kuvendit Komunal të Gjilanit janë paraparë të mblidhen sot në ora 10:00 për të votuar kryesuesin.
Por kjo mbledhje është shtyrë për një ditë të pacaktuar.
Kështu ka bërë të ditur Komuna e Gjilanit, përmes një njoftimi për medie.
“Shtyhet seanca e Kuvendit Komunal Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e paraparë për sot, shtyhet për një ditë tjetër, e cila do të vendoset ndërkohë”, thuhet në njoftim.
Deri më tani Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve në krye me Alban Hysenin nuk ka arritur që të bëjë koalicion, ani pse ishin në bisedime me Partinë Demokratike të Kosovës.