Në mungesë kuorumi ka dështuar të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për subvencionimin e teksteve shkollore dhe mjeteve shkollore për vitin shkollor 2023/2024, raporton Ekonomia Online.
Në komision ishin të pranishëm vetëm pesë deputetë. Shemsedin Dreshaj i AAK-së, Bekim Haxhiu i PDK-së dhe nga radhët e VV-së ishin tre deputetë, Mefail Bajqinovci, Arjeta Fejza dhe Mirlinda Tishukaj Sadiku.