S’ka kuorum dështon raportimi i Bislimit në Komision

Prishtinë | 12 Tet 2023 | 11:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka dështuar raportimi i zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, në mungesë të kuorumit, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbreshë Hyseni, tha se Bislimi ka qenë në mbledhje të Qeverisë, dhe në ndërkohë po priste kuorumin për të ardhë në raportim.

Ajo theksoi se është e paarsyeshme sjellja e deputetëve të opozitës, anëtarë të këtij komisioni, që nuk e pritën Bislimin.

“Z.Bislimi nuk është vonuar edhe pse ka vazhduar mbledhja e Qeverisë, ai ka qenë i gatshëm me ardh. Ne kemi qenë me u bashkëngjit deputetët me u bo kuorumi. Ata e kanë dëshmuar duke i bojkotuar marrëveshjet ndërkombëtare. Ata janë të gatshëm me i nënshkruar listat e me dal prej sallës, e jo me prit edhe dy tre minuta që të vijnë të gjithë. Nuk besoj që mund të flasim për mungesë të transparencës, sa herë i kemi fituar ministrat kanë ardhur në raportim. Z.Bsilimi ka qenë në komunikim me mua, e me ka thënë që vijë për 2 minuta aty edhe pse ka qenë në Qeveri”.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili tha se do e lëshuan sallën pas 15 minutash, ngase Bislimi ishte dashur të vijë me kohë në raportim.

“Duhet ta kemi parasysh që këtu përgjegjësi nuk ka, ngase në dialog janë ofruar dokumente në mbledhje të mbyllura”.

Të ngjashme