Seanca e Kuvendi të Kosovës ka përfunduar mbledhjen, kjo pasi nuk pati kuorum për votim, raporton Ekonomia Online.
Për votim ishte pika e fundit e rendit të ditës, e cila ishte “Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës”.
Kryetari i Kuvendit Konjufca tha se mospjesëmarrja e deputetëve të opozitës për votim të kësaj seance është e qëllimshme.
“Mendoj se mospjesëmarrja e deputetëve është bojkot i qëllimshëm, nuk ka kushte për mbajtje të kësaj seance na duhet ta shtyjmë për një datë tjetër”.