Pas dakordimit me shefat e Grupeve Parlamentare të PDK-së, AAK-së, Nismës, PSD-së dhe Listës Serbe është vendosur që seanca të shtyhet për nesër në orën 10, në mungesë të kuorumit, Ekonomia Online.
Seanca do të vazhdojë me pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 13, 14, 20 shtator dhe 15 tetor 2018.
Fillimisht kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kërkoi 10 minuta pauzë deri në orën 2:35 në mënyrë që të vijnë edhe deputetët e tjerë.
Paradite deputetët nuk arritët që ta votojnë rezolutën e propozuar nga LDK-ja për dialogun me Serbinë.