Nga 3 shtatori të gjithë punëtorët e Qendrave Familjare, punëtorët e shkollave të mesme dhe fillore, punëtorët e sigurimit në QKUK, punëtorët e Kuvendit të Kosovës dhe ata të Universitetit të Prishtinës, do të hyjnë në grevë nëse nuk i marrin pagat me rritje, raporton Ekonomia Online.
Ky vendim është marrë në takimin e shoqata sindikale të QMF-ve, shkollave, QKUK-së dhe UP-së
Kryesindikalisti i punëtorëve të sektorit privat, Jusuf Azemi, ka thënë se do të hyjnë në grevë nëse pagat s’u dalin me rritje.
“Sot në takimin e mbajtur me punëtorët e disa shoqatave me probleme më të theksuara është marrë vendim që me 3 shtator, të gjithë punëtorët e Qendrave Familjare, punëtorët e shkollave të mesme dhe fillore, punëtorët e sigurimit në QKUK, punëtorët e Kuvendit të Kosovës dhe ata të Universitetit të Prishtinës. Me përjashtim, greva e punëtorëve të Kuvendit do të fillojë më 16 shtator. Për punëtorët e UP-së, data do të caktohet”, ka thënë Azemi.
“Të gjithë këta punëtorë janë të gatshëm që të hyjnë në grevë që ditën e nesërme. Sipas ligjit, e kemi lënë edhe një hapësirë nëse partnerët tanë duan të dialogojnë. Komuna e Prishtinës, në bazë të tenderit e ka respektuar atë që ne e kemi kërkuar – pagë 405 euro, por nuk e ka respektuar afatin ligjor sepse pagat tona është dashur të rriten”, u shpreh Azemi.