S’ka mungesë të gjakut – Çdo ditë rreth 70 vullnetarë mbulojnë rreth 80% të nevojave të pacientëve

Prishtinë | 02 Qer 2024 | 08:45 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut (QKTGj) çdo ditë pret rreth 70 dhurues vullnetarë të gjakut, doza këto të cilat mbulojnë rreth 80 për qind e nevojave të pacientëve. Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, Safete Maliqi-Qormemeti, udhëheqëse e Departamentit të Dhurimit të Gjakut QKTGj.

Ajo ka theksuar se QKTGj-ja ka mjaftueshëm doza të gjakut të cilat sigurojnë edhe nga aksionet të ndryshme për grumbullim të gjakut.

Maliqi-Qormemeti ka thënë se dhurimi i gjakut është një akt human i cili shpëton jetë njerëzish dhe është mënyra më e mirë për të siguruar gjak të sigurte dhe të mjaftueshëm për nevojat e pacienteve të cilët kanë nevojë të trajtohen në operacione.

“Dhurimi i gjakut është një akt human dhe shpëton jetë njerëzish dhe është mënyra më e mirë për të siguruar gjak të sigurte dhe të mjaftueshëm për nevojat e pacienteve të cilët kanë nevojë të trajtohen në operacione. Dhurimi i gjakut vazhdon domethënë në Qendrën tonë në mënyrë të organizuar bazë planifikimeve ne nuk kemi pas domethënë probleme sa i përket rezervave të gjakut, kemi pasur raste kur kemi pas mungesë të ndonjë grupi të caktuar mirëpo gjatë ditës kemi arritur me i siguruar edhe atë dozë të gjakut, kështu që operacionet nuk janë shty sa i përket doza të gjakut. Doza të gjakut kemi mjaftueshëm dhe vazhdojmë për të pas aksione për grumbullimin e gjakut”, ka thënë ajo.

Udhëheqësja e QKTGj-së ka thënë se për momentin nuk kanë mungesë të gjakut në stoqe dhe se arrijnë me i mbulua afër 80 për qind të kërkesave të pacienteve.

Ajo ka thënë se kërkesat më të mëdha për doza të gjakut kanë Klinika Emergjente si dhe klinikat që kanë sallat operative.

“Për momentin nuk kemi asnjë mungesë, por ka pasur raste kur kemi pasë, mirëpo gjatë ditës është evituar ajo mungesë… Arrijmë t’i mbulojmë afër 80 për qind të kërkesave me dhurim vullnetar. Kemi raste kur nga mungon ndonjë grup i caktuar atëherë vijnë me familjar të konsultohemi dhe të na përgjigjën në mënyrë pozitive dhe i mbulojmë”.

“Kërkesat më të mëdha janë për shkak të shtimit të numrit të traumave nga Klinika Emergjente dhe klinikat që kanë sallat operative që domethënë i kanë të planifikuara operacionet, të cilat kërkojnë doza të konsiderueshme për këtë gjë”.

Maliqi-Qormemeti ka theksuar në këtë qendër paraqiten çdo ditë deri në 70 dhurues gjaku, por që ka raste kur ku numër është edhe më i madh. Ajo ka theksuar se një ndihmesë të madhe në sigurimin e dozave të gjakut e sigurojnë nga Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Kryesisht në Qendrën Kombëtare paraqiten çdo ditë, në mënyrë të vazhdueshme kemi deri 70 dhurues, po ka raste kur kemi edhe më tepër. Kur kemi mungesë të ndonjë grupi të caktuar kohën e fundit kemi pas ndihmë nga FSK-ja dhe na u ka përgjigjur në mënyrë pozitive domethënë gjithmonë i kemi dhurues potencial FSK-në, çdoherë janë të gatshëm për të na ndihmuar. Për kur kemi mungesë të gjakut nga vullnetarë kryesisht e kemi dhurimin vullnetar, ajo domethënë i mbulon edhe krijon rezervat e mjaftueshëm për të pasur trajtim të pacienteve të cilët janë të shtrirë”, ka thënë ajo.

Doktoresha Safete Maliqi Qormemeti, në këtë intervistë ka folur edhe për organizimin e javës së dhurimit të gjakut e cila fillon me 10 qershor dhe do të zgjasë deri më 15 qershor, me moton  “Dhuro gjak, dhuro jetë”.

Ajo ka thënë se QKTGj-ja ka organizuar aktivitet të ndryshme në shënim të kësaj javë ku do të ngritën edhe tenda në sheshin e Prishtinës ku qytetarët mund të dhurojnë gjakë.

“Moto e dhurimit të gjakut është këtë vit është  “Dhuro gjak, dhuro jetë”, përmes këtij promovimi dhurimit vullnetar të gjakut është një aktivitet humanitarë i cili i mobilizon qytetarët të paraqiten për të dhuruar gjak dhuratën e tyre të jetës e cila domethënë shumë. Ne vetëm e kemi bë përgatitjet presim me 10 qershor me filluar javën e dhurimit e cila do të zgjatë deri me 15 qershor në kuadër të javës dhurimi të gjakut e kemi edhe ditën ndërkombëtare të dhurimit të gjakut të cilat shënohet me 14 qershor në shumë vende të Evropës e cila ka filluar të shënohet prej vitit 2004”.

“E cila përmes aktivitetit humanitar të dhurimit të gjakut shënohet në shumë vende të botës dhe kështu krijohen rezerva të mjaftueshme të gjakut për trajtimin e pacienteve. Kur e dimë që gjatë verës domethënë janë pushimet verore është kohë punë ne fusha atëherë bie edhe numri dhuruesve, kështu që sasia e gjakut të grumbulluar në qershor është një shpresëdhënës për të krijuar rezerva të mjaftueshme për të pasur gjatë verës për të i trajtuar pacientët që kane nevojë për gjak dhe produkte të gjakut”, ka thënë ajo për EO.

Të ngjashme