Po të bie të vizitosh një Spital, Shtëpi Shëndeti apo Ordinancë private të shkon mendja se ska njeri të shëndosh në këtë vend .
Të gjithë jemi dëshmitarë se kjo shoqëri ka kaluar shumë sfida para dhe pas luftës.
Të flasim për shëndetin e shoqërisë si tërësi është problem, pasiqë nuk e kemi të drejtën, por asnjëherë nuk nënkupton se sytë tanë për çdo ditë po shohin njerëz me probleme shëndetësore, nga më të ndryshmet, por edhe nga mosha të ndryshme.
Institucionet relevante publike të cilat mirren me shëndetin publik “japin maksimumin” për t’u dalë në ndihmë atyre që paraqiten për ndihmë, por kjo nuk po mjafton, sepse këto shërbime në shumë digasterë kanë ngelur në mungesë të stafit apo edhe të mungesës së pajisjeve.
Ka raste edhe të neglizhimit të ofrimit të shërbimeve ndaj pacientëve nga ana profesionistëve, duke mos u marrë me pacientët në Institucionet shëndetësore publike, e më pas të njejtit trajtimin e ofrojnë në ato private dhe me plot modesti dhe përulësi japin maksimumin profesional.
Por, çështja nuk është kjo. Kjo shoqëri përveç problemeve ekonomike të këtij tranzicioni të stërzgjatur, ajo po vuan edhe nga shëndeti, me probleme të ndryshme duke mos i lënë mundësinë as për së afërmi të mendojë për të ardhmen.
Po të bie të vizitosh një Spital, Shtëpi Shëndeti apo Ordinancë private të shkon mendja se ska njeri të shëndosh në këtë vend.
Institucionet Publike Shëndetësore duhet urgjentisht reformës t’i japin dritën jeshile.
Qytetarët po plaken, një pjesë e madhe e shoqërisë po largohet nga vendi, të sëmurët po vuajnë për ofrim të shërbimeve nga Institucionet relevante, Parlamentit dhe Qeverisë aspak nuk po i bëjnë përshtypje zhvillimet e brendshme, ata janë fokusuar në bisedimet me Serbinë, në debate koti, dhe qytetarët e lodhur nga ky trend janë mbetur si jetimë dhe thuajse në një gjendje sikurse para luftës.
Njerëzit nuk duhet konsideruar të sëmurë vetëm se kur shtrihen në krevat, të sëmurët janë në forma të ndryshme.
Qytetarët duan shëndetin e tyre por atyre nuk po u lejohet t’a ndjejnë atë, ngase po u afrohet edhe ushqim jo cilësorë. Në vend futen edhe mallëra nga më të ndryshmet dhe vështirë të thuhet se cilësia e tyre është në nivelin e duhur.
Shpresojmë që kjo gjendje të nisë dikur të përmirësohet, dhe kjo shoqëri e cila është e mrekullueshme të jetojnë të qetë dhe në paqe sikurse shumë vende te tjera që kanë qytetarët në rendin e parë!