Kryeministri Edi Rama nisi sot shpërndarjen e certifikatave të pronësisë nga bashkia Himarë pë shkak të së cilës ka pasur një ftohje edhe në marrëdhëniet me shtetin fqinj Greqinë prej çështjes Beleri.
Ndërsa dorëzoi 400 tituj pronësie, Ramës u tha banorëve himarjotë se nuk ka asnjë plan që tú marrin pronat, ashtu sikurse pretendon opozita.
“Ideja që nga Tirana ka një plan për të zhveshur himarjotët nga pronat dhe për t’i vënë ato prona në dispozicion të oligarkëve, është një poshtërsi propagandistike që nuk bazohet në asnjë fakt real. Le të dalë njëri dhe të thotë, mua ma morën dhe unë s’dija gjë fare. Nuk ekziston”, tha Rama
Ndërkaq kryeministri tha se e njeh shumë mirë zonën e Himarës dhe konfliktet për pronat në këtë zonë, pasi ka prejardhje nga Vunoi.
Nga Tirana ka një plan për të zhveshur himarjotët nga pronat dhe për t’i vënë në dispozicion të oligarkëve është një poshtërsi propagandistike që nuk bazohet që asnjë fakt real. Le të dalë njëri dhe të thotë mua ma morën. Nuk ekziston. Flasim për prona të mbështetura në letra, të lidhura me banorë këtu dhe jo me njerëz në hënë. Natyrisht e thashë edhe më parë që ka probleme të regjistrimit, konflikte dhe mos dakordësi mes banorëve apo brenda një familjeje dhe kjo shkakton atë që thashë, që për këtë arsye, pronat shiten nga dy apo tre herë për të njëjtin metër katror. Unë flas me fakte, jo me fantazi.
Unë e njoh mirë këtë zonë, e njoh, e kam në gjak, ia di të tëra historitë. Mund të flisni ça të doni me ndonjë që vjen nga Durrësit dhe nuk di se ça bëhet. I di dhe konfliktet brenda për brenda familjeve. Unë vetë dhe e ndjera ime më, nuk kemi kërkuar kurrë asgjë.
Ju e dini mirë se ku e kemi rrënjën këtu, por nuk kemi kërkuar asgjë. Asnjë metër katror. Por ama nuk është se nuk e di historinë, dhe të pronës sonë atje. Te nipave dhe mbesave të kushërinjve, të krushqve dhe të të gjithëve. I di mirë. Ti ndajmë gjërat, ca është e jotja, është e jotja dhe e krushkut i takon atij. Do të më shihni pas disa javësh, do të jem më Theth, edhe atje të njëjtën gjë, shtëpitë e të parëve që nuk kanë marrë certifikatat akoma sot, jo për faj apo ndonjë plan të ndonjërit për t’u marrë shtëpitë. Se dhe atje shkojnë vizitorë dhe hotelet janë plotë. Himarjotët janë himarjotë, dhe pikë. Secili i di vetë se ku i ka rrënjët.
Ne nuk i ndajmë as shqiptarët, as në veri as ju dhe jo të ndajmë himarjotët. Kush ju thotë diçka tjetër, shiheni mirë se pse e thotë. Shqiptarëve sua ha qeni shkopin, se nuk ua fut njeri në politikë. Kanë pasur të bëjnë me lloj lloj marifetesh. Mes shqiptarëve, himarjotët janë njisha, politikë jo lokale, por globale.”