S’ka pritje të gjata nëpër librari – Prindërit vazhdojnë me blerjen e teksteve shkollore

Prishtinë | 30 Gus 2024 | 08:27 | Nga Florenta Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kanë mbetur edhe tre ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor, më 2 shtator, ndërsa prindërit po vazhdojnë me blerjen e librave e mjeteve shkollore. Disa të intervistuar nga Ekonomia Online u shprehën të kënaqur me procesin e blerjes së librave, duke theksuar se këtë vit gjithçka po shkon në rregull dhe librat janë në sasi të mjaftueshme.

Qytetari, Halit Shahini, tha për Ekonomia Online se procesi i blerjes së teksteve ka shkuar mirë, ndonëse e pranon se mënyra e vjetër ka qenë më e mirë dhe e lehtë.

“Procesi i blerjes po shkon mirë, librat ishin të gjitha në sasi të mjaftueshme. Ne jemi në këtë librari sepse shkolla ‘Faik Konica’ e ka tërëditor mësimin, pra mirë. Përpara ka qenë më mirë në shkollë të shpërndaheshin, por edhe tash është mirë”, tha ai.

E kënaqur me këtë proces është edhe Refie Sinani.

“Blerja po shkon shumë mirë, faleminderit nga të gjithë. Edhe më përpara ka qenë mirë”, u shpreh ajo.

Ndërsa prindi, Hazir Mehmeti, konsideron gjithçka ka shkuar në rregull, ndërsa për sasinë e librave thekson se është e mjaftueshme.

“Aplikimi ka qenë shumë i thjeshtë. Për mua është me rëndësi të sigurohen librat për të gjithë”, tha ai.

Ndërkohë, Musli Rexhepi vlerëson që librat nuk janë të shtrenjtë dhe se ka pasur sasi të mjaftueshme.

“Unë si blerës jam shumë i kënaqur me shërbimin. Librat nuk janë të shtrenjtë dhe kishte sasi të mjaftueshme të librave. Mendoj se është më mirë të shërbehen vetë, sepse në shkolla nuk kanë llogari”.

Të ngjashme