S’ka qetësi në Beograd, protestuesit djegin selinë e partisë së Vuçiqit

Screenshot
Prishtinë | 17 Gus 2025 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Zyrat e Partisë Progresive Serbe (SNS), në pushtet, janë vënë në flakë gjatë natës së pestë me radhë të trazirave, të shoqëruara nga përplasje të reja mes protestuesve antiqeveritarë dhe policisë speciale.

Policia në qytetin e Valjevës raportohet se përdori granata shokuese dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, pasi një grup i vogël personash të maskuar sulmoi ambientet bosh të SNS-së. Ka pasur akuza të shumta për dhunë dhe brutalitet policor në kryeqytetin Beograd dhe në Novi Sad, të cilat janë mohuar nga ministria e Brendshme e Serbisë.

Ngjarjet ndodhin ndërkohë që Rusia ka premtuar ndihmë për presidentin pro-Moskë Aleksandar Vuçiq, i cili udhëheq SNS-në, duke thënë se nuk do të “qëndrojë pa reaguar”. Protestat u nxitën fillimisht nga shembja e stacionit hekurudhor në Novi Sad në nëntor të vitit të kaluar, ku humbën jetën 16 persona. Shumë qytetarë fajësojnë korrupsionin e qeverisë së Vuçiqit për këtë katastrofë.

Të ngjashme