Nuk do të ketë takim në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë ditës së sotme, këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi për media i VV-së Arlind Manxhuka.
Manxhuka ka shkruar se sipas informacioneve që ka nga VV-ja nuk do të ketë takim me LDK-në.
“Shumë gazetarë po bëjnë pyetje se a ka takim sot mes VV-së dhe LDK-së.
Me informacionet që kemi nga strukturat e Lëvizjes nuk është planifikuar ndonjë takim për sot”.
Takimi i fundit minids këtyre partive ishte ditën e shtunë, që përfundoi pa marrëveshje për koalicion qeverisës.