Presidenti Hashim Thaçi vitin e kaluar pati deklaruar se do të japë dorëheqje nëse Kuvendi nuk e voton transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura. Por edhe pas një viti Kosova nuk e ka ushtrinë e vet, përderisa Thaçi vazhdon të qëndrojë në krye të institucionit më të lartë shtetëror.
Transformimi i FSK-së mbetet peng i kundërshtimeve të deputetëve të Listës Serbe.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, një vit më parë kishte premtuar se nëse Kuvendi i Kosovës nuk e voton transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri do të japë dorëheqje nga pozita e të parit të shtetit.Pavarësisht këtyre zotimeve të Thaçit, i cili njëherësh është edhe komandant suprem i FSK-së, edhe pas një viti ende nuk është bërë asnjë hap konkret drejt themelimit të ushtrisë së Kosovës, kryesisht për shkak të kundërshtimeve të deputetëve serbë.Me gjithë premtimin Thaçi vazhdon të qëndrojë në pozitën e presidentit të shtetit, shkruan tutje “Zëri”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura e kërkojnë të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese e jo nëpërmjet ligjit.Por për të ndodhur një gjë e tillë nevojitet edhe votimi i deputetëve serbë, të cilët kundërshtojnë që Kosova ta ketë ushtrinë e vet