Komisioni për Integrim Evropian, ka shqyrtuar të hënë Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, raporton Ekonomia Online.
Blerta Deliu nga PDK-ja, ka thënë se PDK-ja është kundër miratimit të këtij projektligji, pasi që nuk janë përfshirë vërejtjet e duhura duke përfshirë edhe ato nga komisioni i Venecias.
“PDK edhe në komision të legjislacionit ka qenë kundër. Nuk janë përfshirë vërejtjet e duhura. Komisioni i Venecias ka dhënë vërëjtje dhe PDK është kundër.”
Me 4 vota për nuk ka vendimarrje për pojektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës me amandamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Kurse, sa i përket projekligjit të akcizës, Rrezarta Krasniqi nga LDK-ja, tha se “Projektligji i akcizqs në produktet e duhanit përmban 13 nene dhe 14 amandamente”.
Me 8 vota për është miratuar akciza për produkte të duhanit.