Kuvendi i Kosovës nuk e ka aprovuar rezolutën, me të cilin parashihej anulimi i vendimit të Qeverisë rreth ndarjes së 53 milionë eurove shtesë për kompaninë “Bechtel&Enka”.
37 deputetë votuan për, 47 ishin kundër, ndërsa 1 abstenoi, raporton Ekonomia Online.
Rezoluta e Vetëvendosjes dhe LDK-së u mbështet nga PSD, por u kundërshtua nga AAK dhe PDK.
Votimit i ka paraprirë një debat i gjatë për rezolutën, të cilën e prezantoi shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.
“1. Qeveria ta anulojë vendimin për aprovimin e kërkesës së konzorciumit Ebchtel Enka. 2. Pas anulimit të vendimit qeveria të fillojë procedurat pqr koston e re për zgjatjen e afatit të punimeve 3. Brenda 10 ditësh të sjellë në kuvend dosjen e plotë të studimit që fizibilitetitn kontRatën e Bechtel Enkan pasqyrën e pagesave për çdo këst. 4. Qeveria të paraqes me shkrim para kuvendit arsyet e pagesës së 53 milionëve shtesë. 5. Zyra e Auditorit të hartoj raport të auditimit. 6. Qeveria të publikoj në faqet zyrtare pjesët e pa sanksionuara të kontratës dhe dokumentet e tjera të kësaj kontratë”, tha Konjufca.
Ndërkaq, Memli Krasniqi, shef i Grupit Parlametar, tha se kjo rezolutë nuk është diskutuar asnjëherë.
“Në tentimin që kemi pas për harmonizim kemi qenë afër por nuk kemi arrit kjo rezolutë nuk është diskutu asnjëherë është kontrabandim”, theksoi Krasniqi.
Shefi i grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, në anën tjetër, tha se nuk ka asnjë kuptim që të paguhet një shumë pa e parë kontratën.
“Pajtohem me këtë rezolutë, nuk ka asnjë kuptim që të paguhet as edhe një cent pa e parë kontratën”, deklaroi Zeka.
Muharrem Nitaj nga AAK ftoj deputetët që të votojnë kundër kësaj rezolute.
“Pika e parë e tekstit të rezolutës nuk ka qenë fare e përfshirë për tekstin e përfshirë ne tekstin që e kemi dëmtuar. Unë ftoj deputetët që të votojnë kundër ndër të tjera edhe kundër”, tha ai.
Mirëpo, për deklaratat e Krasniqit e Nitajt u kundërpërgjigj Glauk Konjufca.
“Unë mendoj se është pafytyrësi me më akuzu për diçka çka kom bo. Unë në fillim tregova që ky tekst është harmonizu me tri grupet parlamentare që janë pajtu nuk ju përmenda juve. Nuk i bie që është kontrabandim”, theksoi Konjufca, raporton Ekonomia Online.