Skandal: FFK-ja përjashton mediet nga Kuvendi Zgjedhor që mbahet nesër

Prishtinë | 05 Pri 2022 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Nesër do të mbahet Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kuvendi në fjalë do të mbahet në selinë e FFK-së nesër (e mërkure) nga ora 11:00.

Por, në njoftimin për këtë kuvend, FFK-ja ka vendosur të vazhdojë me skandale.

Në e-mailin e zyrës për media të FFK-së, thuhet se mediat nuk do të lejohen të hyjnë në vendin ku do të mbahet kuvendi.

“Për shkak të hapësirës dhe numrit të kufizuar të pjesëmarrësve, ju bëjmë me dije se kësaj radhe është e pamundur të krijojmë hapësirë edhe për mediat në përcjelljen e kuvendit”, thuhet në arsyetimin e FFK-së.

Ndryshe, në këtë kuvend, kandidat i vetëm është kryetari aktual Agim Ademi.

No description available.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme