Selektori i Anglisë në futboll, Sam Allardyce ka rënë pre e kamerave të fshehta duke u bërë “viktimë” e një skandali.
Allardyce është regjistruar në kamera duke biseduar me disa agjentë se si të bënin dallavere për ti shpëtuar rregullave të Federatës Angleze për rregullat e transfereve.
Se-lektori i mësonte ata disa mënyra se si të iu shmangeshin rregullave të reja të Federatës duke bërë shkelje të rregullave nga institucioni që ai është një nga më të rëndësishmit.
Ky skandal është duke u diskutuar shumë në mediat angleze dhe mbetet për tu parë vendimi i Federatës apo vetë se-lektorit pas këtij rasti.