Një tjetër skandal në Rio, mund të konsiderohet lajmi i publikuar sot në disa media ndërkombëtare. Kampioni amerikan i notit në Lojërat Olimpike, Rajan Lokte e ka trilluar të gjithë historinë se ishte grabitur me armë në një karburant në Rio. Portali brazilian “O Globo” ka përgënjeshtruar gjithçka.
Lokte, pak ditë më parë kishte thënë se gjatë një zënke në një karburant në Rio, disa persona të veshur me policë i kishin vënë pistoletën në kokë. Madje, policia kishte nisur edhe hetim për rastin, derisa zbuluan se e gjitha ka qenë trillim i kampionit të shumëfishtë të notit. Autoritetet e “Rio 2016” kanë vendosur ta marrin me “sportivitet” gënjeshtrën e Loktes, duke thënë se ai dhe shokët e tij thjesht kanë bërë më tepër qejf, duke i toleruar sportistët.