Skandalet nuk ndikojnë në konsumin e mishit

Prishtinë | 20 Pri 2018 | 08:22 | Nga

Skandalet e shumta me mishin e prishur e me afat të skaduar, nuk kanë ndikuar në rënien e konsumit të këtij produkti. Kosova vazhdon të importojë miliona kilogramë mish çdo muaj, ndërsa statistikat e importit nuk kanë ndryshuar pas publikimit të këtyre skandaleve, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, gjatë muajit mars –kur u publikua skandali me mishin e prishur belg, 12 vjet të vjetër – Kosova ka importuar më shumë se 3 milionë kilogramë mish nga të gjitha llojet. Ndërkaq, vetëm gjatë gjysmës së parë të prillit, janë importuar afro 2 milionë kilogramë.

Këto shifra, sipas zëdhënësit të Doganës, Adriatik Stavilevi, tregojnë se nuk ka luhatje të importit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme