Konfiskohen mish dhe suxhuk në Deçan, nuk i plotësonin kushtet për konsum

Prishtinë | 09 Maj 2020 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Një i dyshuar është arrestuar dje në Deçan për shkak se në lokalin e tij gjatë kontrollit nga inspektorët komunal dhe njësitë përkatëse policore, i janë gjetur mish dhe suxhuk, që nuk i dihet prejardhja dhe që nuk i plotëson kushte për konsumim.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se sasia e produkteve të mishit janë sekuestruar nga inspektorët dhe të njëjtit janë dërguar në lokacionin e dedikuar për asgjësim.

I dyshuar është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme