Skandali i abuzimeve, arkipeshkvi australian lë detyrën

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 09:28 | Nga

Arkipeshkvi i Adelaides, Philip Wilson, i dënuar për mbulimin e krimeve seksuale ndaj fëmijëve, do të largohet nga pozicioni i tij. Wilson u shpall fajtor për fshehjen e krimeve të një prifti pedofil në vitet 1970.

Ai është zyrtari më i lartë i Kishës Katolike në botë që dënohet për krime të tilla. Pas vendimit të gjykatës, Wilson tha se të premten do të heqë dorë nga detyrat e tij si arkipeshkv.

Ai nuk tha nëse do ta apelojë vendimin e gjykatës, siç kishte pretenduar më herët, por shtoi se, nëse në të ardhmen do të ketë e nevojshme apo e përshtatshme, ai do të heqë dorë edhe nga titulli arkipeshkv.

Vendimi për Wilson do të jepet në qershor dhe ai rrezikon një dëmin maksimal prej dy vitesh burgim. Analistët thonë se dëshmitarët e shumtë kundër tij e bëjnë një përpjekje të pavlerë apelimin e vendimit, ndaj dhe arkipeshkvi duket se e ka pranuar fatin e tij.

Në gjyq, prokurorët vërtetuan se Wilson kishte pasur dijeni për dhunën seksuale që një prift kryente ndaj fëmijëve, por nuk bëri asgjë. Sipas gjykatës, Wilson vendosi të fshihte tmerrin e përjetuar nga fëmijët për të mbrotjur reputacionin e kishës.

 

Të ngjashme