Federata e Futbollit anglez i bëri thirrje lojtarëve të Premier Ligës dhe atyre që janë kontigjent i kombëtares, që të raportojnë shkeljen e rregullave të dopingut dhe abuzimit me drogën, ndërsa nënvizoi se do të ashpërsojë testet.
Skandali që përfshiu një futbollist të Premier Ligës me përjashtimin nga një lokal nate pasi u kap duke konsumuar droga të forta, ka ngjallur dhe reagimin zyrtar.
Futbollistët e skuadrave elitare në atë që quhet kampionati më i fortë i planetit, kanë detyrimin të testohen në çdo kohë nëse seleksionohen nga agjentët e antidopingut. Ata duhet të raportojnë brenda një ore, nëse nuk i përgjigjen kontrolleve rutinë. Por skandali i fundit me substancat narkotike, ka bërë që Federata të mendojë kontrolle më të rrepta.
Sipas gazetës ‘The Sun’, futbollisti, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur ishte testuar pak ditë më parë nga agjentët e licencuar të federatës, por kishte rezultuar negativ.
Gjurmët e kokainës mund të zbulohen në testet e gjakut dy ditë nga koha e konsumimit, ndërsa testet e urinës mund ta zbulojnë në një hark kohor prej 4 orësh.
Por sidoqoftë kjo substancë mund të zbulohet përmes analizës së flokut, edhe 90 ditë pas konsumimit, një mënyrë që Federata Angleze po mendon ta aplikojë më shpesh.