“Skema e pensioneve të veteranëve të reformohet sa më parë”

Prishtinë | 07 Tet 2016 | 13:50 | Nga

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, po udhëheqë delegacionin e Kosovës në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), që po mbahen në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka diskutuar për shumë çështje, duke përfshirë progresin e arritur në implementimin e Programit Stand-By, si dhe hapat që duhet të ndërmerren për të përmbyllur këtë program me sukses.

Një çështje që u diskutua në të gjitha takimet me përfaqësuesit e FMN-së ishte ajo që lidhet me Veteranët e Luftës dhe nevojën mjaft urgjente që skema e pensioneve për këtë kategori të reformohet sa më shpejtë, për t’u siguruar se kjo skemë është e qëndrueshme në periudhën afatgjate, thuhet në një komunikatë të MF-së.

Gjatë ditës së sotme ministri Hoti bashkë me Guvernatorin e Bankës Qendrore, Bedri Hamza, dhe delegacionin e Kosovës u takuan me zëvendësdrejtorin menaxhues të FMN-së, Tao Zhang, drejtorin për Evropë të FMN-së, Paul Thomsen, drejtorin ekzekutiv, Ibrahim Canakci, si dhe përfaqësues të tjerë të FMN-së.

Përfaqësuesit e FMN-së vlerësuan arritjet e deritanishme, dhe u zotuan për të vazhduar edhe më tutje me përkrahjen e reformave në Kosovë.

hoti-fmn2
hoti-fmn1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme