Më herët këtë vit u njoftua se skenaristët e “Deadpool”, Rhett Reese dhe Paul Wernick kanë hequr dorë nga shkrimi i skenarit për rebootin e Pirates of the Caribbean, pasi që hynë në projekt në tetor.
Si pasojë, Disney mbeti me dy opsione, ta përfundojë franshizën e suksesshme ose të vazhdojë me shkrimtarin e ri. Sipas një raporti të ri, Disney si duket po e sjell një emër të njohur, i cili do ta marrë përsipër detyrën e skenaristit.
Terry Rossio, i cili i shkroi skenarët për filmat Pirates of the Caribbean: The Curse of the Black Pearl dhe Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides, është në bisedime për ta shkruar skenarin për rebootin me buxhet të lartë. Rossio kohët e fundit e shkroi skenarin për Aladdinin, shkruan KOHA Ditore.
Disney ende nuk i ka komentuar këto raporte, kështu që e gjithë kjo nuk është konfirmuar. Johnny Depp, i cili e luajti Jack Sparrowin e popullarizuar, nuk do të kthehet në franshizë, pasi që studio vendosi t’i kursejë 90 milionë dollarë për honorarin e tij, dhe pritet të lansojë tregime të reja në këtë botë.