Zyrtari i VV-së, Avni Zogiani, ka hedhur akuza mbi zyrtarë të LDK-së, të cilët sipas tij po sulmojnë Vetëvendosjen dhe koalicionin me këtë parti.
Zogiani i ka përmendur emrat e Agim Veliut, Skënder Hysenit, Lutfi Hazirit, Driton Selmanajt, të cilët sipas tij po e bllokojnë marrëveshjen.
Përveç këtyre ai thotë se ka edhe të tjerë, ndërkaq që siç thotë ai, nga ana e VV-së s’ka asnjë zyrtar që e bën një gjë të tillë.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Skënder Hyseni i LDK-së duke thënë se nuk i komenton deklaratat e tilla dhe se nuk lodhet që ti komentojë.
Ai në një prononcim për Periskopin tha se nuk komenton deklarata të tilla sepse siç thekson ai, deklaratat e tilla janë nën nivel.
“Unë nuk jam njeri që komentoj postime të askujt në Facebook, unë mendimet e mija i shfaqi publikisht, qoftë në kryesi qoftë në medium. Nuk lodhna fare unë nuk komentoj absolutisht të kësaj natyre., kështu që është nën dinjitetin tim të merrna me këso postime”,tha Hyseni Periskopin.