Avokati Skënder Musa ka thënë se Ligji për Dhomat e Specializuara parasheh që të kryhen arrestime tek rastet kur dënimi parashihet të jetë më i lartë se dhjetë vjet.
Pas arrestimit të sotëm të Salih Mustafës, ai ka thënë se në të ardhmen pritet që të ketë arrestime të tjera nga ana e këtij institucioni të drejtësisë, njofton Klan Kosova.
“Arrestimi ka mundur të ndodhë nëse ka pasur ftesë dhe nuk është paraqitur, por nuk është e domosdoshme. Policia e Kosovës do t’i kryej arrestimet sepse mandati I EULEX është këshillues. Edhe në këtë rast dëgjova se e ka arrestuar EULEX, por besoj që është arrestuar në bashkëpunim me policinë tonë”, ka thënë Musa, njofton Klan Kosova.
“Nuk kam dëgjuar që ka ndodh arrestim nga EULEX pas përfundimit të mandatit. Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e specifikon se cila polici kryen arrestimet, por i vetmi organ kompetent Brenda territorit të Kosovës për të kryer arrestime është Policia e Kosovës”.
Musa në Info Magazine është shprehur se, Mustafa Brenda 48 orësh do të dalë para një gjyqtari dhe do të përballet me kërkesën për paraburgim.
Lidhur me aktakuzat ndaj Presidentit Hashim Thaçi, Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe të tjerëve ai ka thënë se nuk duhet të pritet që ato të mos konfirmohen.
“Rrallë ndodhë që aktakuza në këtë fazë të procedurës mos të ngritet. Shpresoj që për shumicën e këtyre që apostrofohen në mjete të informimit dhe publikimet që janë bërë kohët e fundit të mos ketë prova të mjaftueshme”.