Skender Reçica: S’kam pranuar asnjë denoncim për kushte të rënda në punë

Prishtinë | 20 Sht 2018 | 19:06 | Nga

Ministri i Punës dhe Mirëqenies, Skender Reçica, ka thënë se ai nuk ka pranuar asnjë denoncim për kushte të rënda në vendin e punës.

“Është problem shumë i madh çështja e sigurisë në punë. Realisht gjendja e punonjësve nuk është në nivelin që unë dua”.

Dua të them publikisht se tek unë për një vit akoma asnjë denoncim nuk ka ardhur për kushte të rënda në punë”.

“I ftoj të gjithë publikisht le të vijnë dhe le t’i denoncojnë problemet që kanë në punë, të dhënat e tyre do të mbesin private dhe ata nuk do të largohen nga puna”.

“Ne do t’i qasemi shumë seriozisht kësaj çështjeje”.

Kështu ka thënë Reçica në Info Magazine ku është diskutuar për sigurinë e punëtorëve në vendet e tyre të punës, pasi vetëm brenda nëntë mujave 16-të persona që kanë vdekur aksidentalisht në punë. Madje minsitri ka dhënë edhe një premtim.

“Problemi i sigurisë në punë, problemi i mos respektimit të të drejtave të punonjësve, nuk mund të rregullohet vetëm me angazhimin e Qeverisë – kjo do një angazhim të gjithëmbarshëm”.

“Ne se ministri e kemi shpallur këtë vit të reformave, me ligj të marrëdhënieve të punës, me ligj të inspektoratit, me reformën e sistemit pensional, me reformën e sigurimit social… të gjitha këto janë një paketë. Unë konsideroj se pas një viti ne nuk do të diskutojmë se çka duhet të bëj inspektorati kur një punëtor e humb jetën, çka do të bëjnë familja sepse kjo çështje do të jetë e rregulluar me ligj”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme