Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Skenderaj rreth orës 19:10, ku viktimë ishte një vajzë 7-vjeçare.
“Viktima ishte dërguar në Emergjencën e Skenderajt ku mjeku kujdestar ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se autori fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Pas një kohe i dyshuari është vetëdorëzuar në stacion policor, ku me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve.