Dje në fshatin Prelloc Skenderaj, një njësi policore që po patrullonte në atë pjesë ka ndalur për kontroll një veturë.
Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë i kanë gjetur shoferit një armë zjarri në brez, me karikator dhe fishekë.
Për pasojë, i njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në Polici, ku është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.-përcjell sinjali.
Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“.