Një person në Runikë të Skenderajt ka shtënë në gruan e tij në shtëpi dhe më pas ka shkuar në fshatin Radishevë ku ka qëlluar baxhanakun dhe gruan e tij, të cilët i ka lënë të plagosur.
I dyshuari për vrasje është arrestuar nga Policia, raporton Kallxo.com.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, më herët tha se incidenti ka ndodhur sot rreth orës 17 dhe se njëri nga të plagosurit është dërguar në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë ndërsa tjetri në spitalin e Mitrovicës.
Zahiti tha se i dyshuari është arrestuar dhe i është konfiskuar arma ndërsa Policia po i bën hetimet për t’i gjetur shkaktarët e këtij incidenti.