Takimi i parë i Skënderbeut ne arenën ndërkombëtare ka përfunduar në barazim 1-1.
Korçarët udhëtuan në Kazakistan për t’u përballur me vendasit e Kairat Alamti.
Skënderbeu zhvilloi një ndeshje mbrojtëse pasi si qëllim kishte të dilte nga ky takim me pikë. Ishin kazakët ata të cilët shënuan të parët në minutën e nëntë, ndërsa korçarët barazuan në minutën e 72 me anë të Nimagas.
Kështu bardhekuqtë do të presin në ndeshjen e ardhshme në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë për të zhvilluar takimin e dytë në kuadër të kualifikimeve në Europa League.