Dy skitarët të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Llozana 2020”, Drin Kokaj dhe Era Shala, po marrin pjesë në garën e Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë, që po mbahet në Erzurum të Turqisë.
Sipas një njoftimi nga Komiteti Olimpik i Kosovës, Drin Kokaj në garën e djeshme të disiplinës sllallom doli i 23-i nga 50 garues, me kohën 1:44:15 sekonda në të dyja lëshimet. Sot, ai u diskualifikua gjatë lëshimit të dytë në sllallom të madh.
Era Shala sot garoi në sllallom të madh, ku doli e 18-ta nga 26 garuese. Pas dy lëshimeve pati kohën 1:40.97 sekonda.
LOD për të Rinj “Llozana 2020” mbahen prej 9-22 janar 2020 në Llozanë të Zvicrës.