Skocia e para në Britani që ua ndalon prindërve rrahjen e fëmijëve

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Skocia është bërë pjesa e parë e Mbretërisë së Bashkuar që ndalon rrahjen e fëmijëve.

Ligji i ri do të thotë që prindërit në Skoci do të përballen me akuza nëse ata shpallen fajtorë se i kanë goditur fëmijët e tyre si një mënyrë për t’i disiplinuar ata.

Prindërve dhe kujdestarëve do t’ju lejohet të përdorin forcën fizike ‘të arsyeshme’ për të disiplinuar fëmijët por kjo do të ndryshojë në bazë të legjislacionit të ri, transmeton Klan Kosova.

Ajo ka për qëllim që t’ju japë të miturve të njëjtën mbrojtje nga sulmet si të rriturit.

Projekt-ligji u miratua në Qeverinë Skoceze të enjten.

Të ngjashme