Pas prezantimit të konceptit Vision GT në muajin qershor, prodhuesi çek i veturave përmes disa skicave paralajmëron versionin serik të këtij koncepti i cili në tregun kinez do të shitet si Kamiq GT.
Prezantimi zyrtar i Skoda Kamiq GT do të mbahet më 4 nëntor, ndërsa shitja e tij në Kinë pritet të fillojë në fund të këtij viti, transmeton Koha.net. Etiketa “GT” në emër zbulon se bëhet fjalë për versionin Coupe-SUV të Kamiqit, sikur Kodiaq GT i cili është prezantuar dhe tashmë shitet në Kinë.
Kamiq GT është më i gjatë për 2 cm se Kamiqi standard kinez, ndërsa boshtin e rrotave e ka të njëjtë – 2.6 metra.
Gjithashtu, Skoda Kamiq GT pritet të jetë në dispozicion me motor benzinë 1.2-litër TSI me kapacitet prej 112 kuajfuqi, si dhe 1.5-litër MPI me 110 kuajfuqi në kombinim me marshin manual me 5 shpejtësi ose marshin automatik.
Sipas disa burimeve, thuhet se më vonë mund të shfaqet edhe motori benzinë 1.5-litër TSI me kapacitet prej 150 kuajfuqi.