Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia ishin nën përcjelljen e autoriteteve ruse disa muaj me radhë para se të helmoheshin.
Qeveria ka bërë të ditur, përmes një letre dërguar NATO-s, se autoritetet ruse kishin hakuar e-mail të Yulias në vitin 2013.
Sergei dhe vajza e tij u helmuan në Salisbury në mars.
Katër muaj pas këtij incidenti policia ende nuk kanë asnjë të dyshuar, ndërsa rasti i Britanisë ndaj Rusisë bazohet ne fakte të marra nga inteligjenca sekrete.