Paul Pogba do të rikthehet në formacionin startues të Man Unitedit, në udhëtimin në Valencia, ani pse të kualifikuar tashmë për fazën e eliminimit direkt të Champions Leagues.
Mesfushori francez nuk ka startuar në dy ndeshjet e fundit pas një mosmarrëveshje të raportuar me trajnerin, Jose Mourinho pas barazimit, 2-2 me Southamptonin.
Megjithatë, Man Unitedi tashmë e ka siguruar një vend në fazën tjetër, dhe Pogba pritet të startojë ndaj Valencias, përkrah Andrea Pereira dhe Scott McTominay.
Lojtarët e akademisë, Mason Greewood dhe James Garner, të dytë 17-vjeçarë, mund të paraqiten pasi kanë udhëtuar drejt Spanjës, transmeton IndeksOnline.
Man Unitedi, siç e cekëm më lart është kualifikuar tutje nga Grupi H, por mund të përfundojë në vendin e parë nëse fiton ndaj Valencias, dhe nëse Juventusi nuk fiton ndaj Young Boys.
”Djajtë e Kuq” vijnë në këtë ndeshje pas fitores, 4-1 në Premier League në fundjavë dhe në fundjavën që vjen udhëtojnë te lideri, Liverpooli.
Valencia, nga ana tjetër, e ka siguruar vendin e tretë në Grupin H, dhe do të kalojë në Europa League, me çfardo rezultati.
Të rejat nga skuadrat:
Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel Paulista do të mungojë për Valencian pasi pësoi lëndim në barazimin, 1-1, të shtunën kundër Sevillas.
Jeison Murillo dhe Kevin Gamiero, gjithashtu priten të mungojnë, derisa mbrojtësi, Jose Gaya është i pezulluar.
Nga ana tjetër, Man Unitedi pritet të bëjë ndryshime të detyrueshme para derbit me Liverpoolin në fundjavë.
Eric Bailly është rikthyer në stërvitje të martën, por Anthony Martial, Luke Shaw dhe Chris Smalling, do të mungojnë sonte.
Portieri, Sergio Romero pritet ta zëvendësojë David de Gean , derisa mbrojtësit, Diego Dalot dhe Matteo Darmian mund të pushohen, kurse Victor Lindelof dhe Alexis Sanchez mbeten jashtë.
Formacionet e mundshme:
Valencia: Neto; Piccini, Garay, Diakhaby, Wass; Soler, Parejo, Kondogbia, Cheryshev; Rodrigo, Mina.
Manchester United: Romero; Valencia, Rojo, Jones, McTominay; Fred, Fellaini, Pogba; Lingard, Rashford, Pereira.
Parashikimi:
Ndeshja e sontme s’ka edhe aq rëndësi për mysafirët, teksa në mendjen e Jose Mourinhos është vetëm derbi me Liverpoolin në ”Anfield”.
Kështu, që opsioni më i mundshëm për rezultatin e ndeshjes së sotme është barazimi.