Wolsburgu njoftoi këtë të diel se ekipi i parë do të zbresë sot në fushë për t’u stërvitur, pavarësisht masave të marra për ruajtjen e distancës për shkak të COVID-19.
Bundesliga pritet të rifillojë në datë 3 prill, prandaj dhe klubi mori vendimin për të zbritur në fushë, sigurisht duke zbatuar rregulla tepër strikte.
“VfL Wolsburg do të rikthehet në stërvitje të hënën datë 23 mars, sigurisht duke iu nënshtruar kushteve të veçanta dhe duke zbatuar masat higjienike strikte,” njoftoi klubi.
Ky njoftim i Wolsburg u bë ditën e sotme, kur dhe kancelarja Angela Merkel deklaroi se ndalohen takimet publike e më shumë se dy njerëzve.
Numri i vdekjeve në Gjermani ka arritur në 93.