Skuadra e madhe spanjolle, Sevilla i ka thënë jo Superligës Evropiane.
“Bordi i Drejtorëve të Sevilla FC dëshiron të shprehë publikisht refuzimin e tij të plotë të një turneu të bazuar ekskluzivisht në parametrat ekonomikë dhe jashtë fushës së veprimit të UEFA-s”, thuhet në komunikatën e Sevillas, transmeton Indeksonline.
Tutje, në këtë komunikatë, Sevilla ka shkruar se Superliga Evropiane është në kundërshtim me ADN-në e tyre.
“Përveç kësaj, krijimi i kësaj Superliga do të shërbente vetëm për të dëmtuar futbollin në përgjithësi dhe pjesën tjetër të ekipeve. Në të njëjtën kohë, ajo do të godiste rëndë shoqërinë dhe do të ndëshkonte shumicën dërrmuese të tifozëve të vërtetë të futbollit…”, shkruhet ndër të tjera në komunikatë.