Skuadra e njohur italiane shpreh interesim për Kolollin

Prishtinë | 18 Kor 2019 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Futbollistëve të shumtë shqiptarë që luajnë për skuadrat e ndryshme në Serie A, së shpejti mund t’i bashkohet edhe Benjamin Kololli.


Benjamin Kololli zhvilloi një sezon fantastik me skuadrën e Zurich në sezonin e fundit dhe kjo ka bërë që ai të bëhet cak i disa skuadrave.

‘Sky Sport Italia’ raporton se për të ka shprehur interesim skuadra e njohur italiane, Bologna. 27 vjeçari zhvilloi 41 ndeshje në sezonin e fundit në të gjitha garat, teksa shënoi 14 gola dhe dhuroi 8 asistime.

Te Bologna Kololli do t’i bashkohej futbollistit tjetër shqiptar, Blerim Xhemailit. Kurse, do të bëhej futbollisti i tretë nga Përfaqësuesja e Kosovës që do të paraqitej në Serie A.

Vlera e Benjamin Kololli në tregun e transferimeve besohet të jetë rreth 2.75 milionë euro.

Kujtojmë që dyshja Valon Berisha dhe Amir Rrahmani janë pjesë e Serie A. I pari te Lazio, teksa i dyti te Hellas Verona.

Të ngjashme