Skuadra e Ligës së Parë, “Ramiz Sadiku” shpejt do të bëhet me tribunë të re. Lajmin e ka dhënë drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova.
“Mirëmëngjesi nga Tribuna e Stadiumit të Futbollit “Ramiz Sadiku”, e cila është duke marrë formën dhe ne jemi duke pritur me padurim të shohim realizimin e saj të plotë.
Kjo tribunë, së bashku me ambientet e zhveshjes, tualetet dhe zyrën për trajnerët, pritet të ofrojë një shtesë të çmuar për klubin dhe sportistët, duke u siguruar atyre hapësira moderne dhe të përshtatshme për nevojat e tyre” shkruan Rugova në njoftim.