Anthony Joshua pritet t’u përmbahet rregullave dhe të pranojë boksierin rus Alexander Povetkin si kundërshtar të ardhshëm.
Kështu vlerëson promotori rus i Povetkinit, shkruan Koha Ditore.
Povetkin është kundërshtar i detyruar i Joshuas për titullin e botës në versionin WBA dhe federata botërore u ka dhënë afat dy promotorëve deri më 6 maj për të negociuar për meçin.
“Unë besoj se Joshua do të ndjekë rregullat dhe do të bashkëpunojë me federatat botërore për titujt që i ka në pronë”, ka thënë promotori i Povetkinit, Andrey Ryabinskiy.