Për Vedat Muriqin kanë shprehur interesim disa klube, duke dërguar kështu skautët e tyre edhe gjatë ndeshjeve që ta ndjekin lojën që bën kosovari.
Mirëpo sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane është Lazio klubi që po dëshiron të arrijë marrëveshje me Fenerbahcen për transferimin e Muriqit, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas “La Gazzetta dello Sport” kosotoja e Muriqit është 20 milionë euro mirëpo klubi italian është duke u përpjekur që të ulë këtë tarifë dhe të realizoj transferimin.
Kurse për Muriqin interesim ka shprehur edhe Tottenham, duke u raportuar kështu se Mourinho po e dëshiron me ngulm kosovarin në skuadër.