Skuadra kineze gjobit stafin për improvizimin në fanellë

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 11:27 | Nga

Stafi i skuadrës më të suksesshme të Superligës së Kinës në futboll, është gjobitur për “dëmtim serioz të markës së klubit” pasi ka përdorur shirit për të mbuluar një pjesë të fanellës së lojtarit gjatë një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve të Azisë të martën.

Mbrojtësit të Guangzhou Evergrandes, Zhang Linpeng, i duhej një fanellë e re pasi iu bë fanella me gjak pas një goditjeje në hundë që mori në barazimin pa gola me Tianjin Quanjianin, transmeton Koha Ditore.

Por stafi fillimisht nuk ishte në gjendje të gjente një fanellë zëvendësuese me numër 5 të reprezentuesit të Kinës gjatë pjesës së parë, duke vendosur kështu që t’i japë atij fanellën me numër 15 të zëvendësuesit Zhang Wenzhao.

Stafi përdori shirit të bardhë për të mbuluar numrin 1 para dhe prapa në fanellë, duke lënë vetëm numrin 5 dhe po ashtu mbuloi emrin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme